Parashikimi i Motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve te ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike sipas IHK-se do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat nga pasditje e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.

Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.