Në Shtator e Tetor Asteroidët i Afrohen Tokës

Më një shtator toka do të ketë një ‘takim’ të ri me një trup qiellor Bëhet fjalë për asteroidin 3122

Florence, një prej më të mëdhenjve që i afrohet planetit tonë.

Megjithatë ai nuk është i rrezikshëm. Me një diametër prej 4.4 kilometrash, asteroidi do të kalojë rreth 7 milionë kilometra larg tokës, me saktësisht 18 herë sa distanca e tokës me hënën.

Por ky do të jetë vetëm takimi i parë, pasi në tetor, një tjetër asteroid 2012 TC4 do t’i afrohet planetit tonë.

Veçantia e 3122 Florence qëndron tek masa e tij. Siç bëjnë të ditur ekspertët e NASA-s, edhe pse shumë asteroidë kanë kaluar më pranë tokës, ata kanë pasur dimensione më të vogla.

Florence është asterodidi më i madh që i afrohet kaq shumë tokës, që kur ka hyrë në funksion programi i NASA-s për gjurmimin e këtyre objekteve.

Fenomeni do t’i japë mundësinë shkencëtarëve ta studiojnë atë më nga afër. /21 Media.