Ndërtimet e Egra me Leje në Prishtinë

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati mes përfaqësuesve të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe qytetarëve që përballen me probleme urbanistike në Prishtinë.

Raportime të shumta të qytetarëve të Prishtinës mbi ndërtime të egra me leje sollën në përballje qytetarët me Liburn Aliun , Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe Arben Çitakun nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në emisionin e sotëm u transmetua reportazhi për shqetësimin që e ka një banor i lagjes ‘Ulpiana’, për sigurinë në ndërtesën ku jeton.

Banorët e ‘’Rrugës B’, gjithashtu akuzojnë institucionet se me leje ndërtimore i kanë cenuar hapësirën gjelbëruese që menduar se do ta kenë në afërsi të ndërtesave ku banojnë.

Në debat diskutohet edhe për ankesën e banorëve të kompleksit privat ‘Prishtina Stars’ rreth  ndërtimit të një ndërtese të re afër këtij kompleksi.

Në debat janë përfaqësuesit e banorëve të rrugës B,  kompleksit privat banesor ‘Prishtina Stars’ të lagjes Kalabria dhe lagjes ‘Mati 1’.