Milaim Zeka, NISMA.

Milaim Zeka: Piramida e Krimit në EULEX në Kordinim me PDK-në

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, cili për momentin ndodhet në arrest shtëpiak, e ka akuzuar partnerin qeverisës PDK-në se ata kanë bashkëpunuar me EULEX-in për të ngritur aktakuza ndaj UÇK-së dhe liderit të NISMA-s, Fatmir Limajt.

“Krejt piramida e krimit të EULEX-it është bërë në koordinim me PDK-në dhe nëse dikush nuk ka ftyrë e moral për shkak të veprimeve antidemokratike të EULEX-it është PDK”, ka thënë Zeka.

Ai në deklarimin e tij në seancën e Kuvendit, ka thënë se PDK dhe EULEX kishin bërë plane për ngritjen e aktakuzës edhe ndaj Fatmir Limajt.

Zeka këto deklarime  i ka bërë pas vendimit të PDK-së për ta braktisur seancën për të kërkuar llogari nga EULEX për deklarimet e fundit rreth këtij misioni.

http://kallxo.com/pdk-ja-leshon-sallen-kerkon-sqarime-nga-eulex/