Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Hypermnesia: Jugosllavia Siç ka Qenë

Rrëfimi i një gjenerate të varur në politikë, që asnjëherë nuk ka zgjedhur kahen e jetës së vet dhe që nuk ka mundur të kalojë adoleshencën si duhet.

Na ndodhë shpesh të duam të harrojmë ndonjë situatë apo kujtim të pakëndshëm në jetën tonë, por emocionet e forta që e shoqërojnë kujtesën tonë e bëjnë atë të vështirë. Ngjarjet e viteve ’90-ta që shkruanë historinë e jetërave të njerëzve të ish-Jugosllavisë janë të pranishme në kujtesën e çdonjërit që ka jetuar në atë kohë. 

NDËRLIDHUR

Ndërsa njerëzit e rëndomtë thjeshtë i mbajnë mend ato, një grup i artistëve ka vendosur që t’i rrëfejë kujtimet e tyre, përmes lojës artistike. 

Të shtunën mbrëma, në Teatrin Kombëtar  të Kosovës u dha premiera e shfaqjes Hypermnesia. 

Shfaqja përcolli tek publiku tregimet personale të tetë aktorëve të cilët kanë lindur në Ish-Jugosllavi. Pjesë e kastit ishte edhe aktori nga Kosova Alban Ukaj i cili rrëfeu pjesë të fëmijërisë së tij të cilat sollën të rrënqethura tek publiku kosovar. 

Ndërsa ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ndahet sheqeri nga shapi, këta aktorë kanë marrë iniciativën që me veten e tyre të përballen me të kaluarën dhe të ndajnë me adhuruesit e teatrit anën më intime të profesionit të tyre, storjet personale, që së bashku t’i kundërvihen errësirës, paragjykimeve dhe urrejtjes që kanë këta popuj ndërmjet vete. 

Shfaqja Hypermnesia është shfaqur në Sarajevë, Beograd dhe të shtunën dhe të dielën do të luhet në Teatrin Kombëtarë të Kosovës. 

Andrej Nosov, producenti i shfaqjes, dhe njëkohësisht drejtor i Hartefact fund, shprehet i kënaqur me pritjen e publikut kosovar. “Kur dolëm nga teatri pamë njerëz që telefononin prindërit e tyre”, dhe kështu ata mendojnë se ja kanë arritur qëllimit të tyre. 

Për atë se si e kanë kuptuar publiku i tri vendeve të rajonit shfaqjen, aktori kosovar Alban Ukaj thotë që kryesorja për këtë shfaqje është “që shumica e njerëzve mishnohen me të sepse në njëfarë mënyre e shohin veten aty”. 

Për aktorin kosovar i cili tash nëntë vite jeton dhe punon në Sarajevë, të luash në një shfaqje të tillë është përvojë që mund ta keshë një herë në jetë “Unë nuk do të luaj më në një shfaqje të tillë, sepse ky lloj i shfaqjes luhet vetëm një herë”. Ta përsëritësh një gjë të tillë për të do të ishte“qesharake, fallco dhe patetike”.

Regjisorja e shfaqjes Selma Spahiç shprehet se për të, me rëndësi ishte “të arrijmë komuniojmë në mënyrë shumë të sincertë dhe direkte me publikun”. “Kemi dashur ta bëjmë tërë rajonin të kujtojë atë çfarë ka ndodhur në një mënyrë të ndryshme nga ajo çfarë shohin në media”, thotë Spahic.

“Ne jemi një gjeneratë jetërat e të cilëve janë varur nga politika, ne asnjëherë nuk kemi zgjedhur për kahjen e jetës tonë, kemi qenë fëmijë, ose adoleshentë. Ishte e rëndësishme për ne të japim versionin e fëmijëve të asaj kohe”, thotë Spahic.  

Shfaqja do të marrë pjesë në festivalin e Wiesbadenit në Gjermani në maj të vitit të ardhshëm.

“Hipermnesia” mund ta shihni edhe sot(e dielë) në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 20:00. 

ETIKETA

22 Janar 2012 - 6:12 pm

Donjeta Demolli 22/01/2012 - 6:12 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0