Vdes te Shkëmbi i Kavajës një pushues nga Kosova
19.8.2018 - 14:27
Një pushues nga Kosova ka vdekur në bregdet te Shkëmbi i Kavajës.
Viktima është A. I. 68 vjeç me origjinë nga Kosova.
Policia bën me dije se 68-vjeçari ka qenë në breg të detit kur humbi ndjenjat.
68-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por rrugës për në spital ndërroi jetë.
Paraprakisht dyshohet se viktima kishte pësuar atak kardiak. Policia nisi hetimet për të zbardhur këtë ngjarje./21Media