Pasuria e deklaruar e shefit të ri të PDK-së në Vushtri

Kurtan Kajtazi i cili është rizgjedhur kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri, në Agjencinë Kundër Korrupsion kur ka deklaruar pasurinë në vitin 2017 ka raportuar pasuri të paluajtshme që kap vlerën 170 mijë euro në pronësi të përbashkët.

Kajtazi njëherësh është edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

Si pasuri të luajtshme, Kajtazi ka deklaruar se në emër të tij ka një veturë të vitit 2010, vlerën e të cilës e ka llogaritur 6 mijë euro, dhe një në emër të fëmijëve të vitit 2018 e që kap shifrën 4 mijë e 900 euro.

Ndërsa për paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, Kajtazi ka deklaruar 7 mijë e 413 euro në llogarinë e tij në BPB ndërsa 5 llogari të tjera në zotim të bashkëshortës, fëmijëve dhe prindit.

Sa u përket të hyrave vjetore, kreu i PDK-së në Vushtrri ka deklaruar në vlerë 12 mijë e 400 euro, pensioni i prindit 900 euro, dhe bashkëshortes nga puna në MASHT, me vlerë 5 mijë e 430 euro.

KALLXO.com ka raportuar sot se Kurtan Kajtazi është rizgjedhur kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri.

https://kallxo.com/kurtan-kajtazi-zgjidhet-kryetar-i-deges-se-pdk-se-ne-vushtrri/