Arrestohen dy persona për fajde e detyrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një operacioni ka arrestuar personat: B.L. (1965) dhe A.Xh. (1978,) të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

“Në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 euro dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.