Abrashi Beson për Dështim të Mocionit dhe Kalim të Demarkacionit

Arban Abrashi foli për gazetarë pas takimit të kryesiës dhe ministrave të LDK-së në selinë e kësaj partie.

Abrashi tha se “ishte një takim me disa prej anëtarëve të Kryesisë së LDK-së”.

Më tutje Abrashi foli edhe për zhvillimet e sotme

“Sot kishte takim mes partnerëve të koalicionit, me prezencë të faktorit ndëkombëtar, ku është diskutu edhe për demarkacionin, që u vendosë te procesohet pas mocionit” tha Abrashi.

Të njëjtën gjë e bëri sot të ditur edhe Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate.

Abrashi më tutje tha se “besojmë që nuk do të kalojë mocioni”.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në lidhje me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë është caktuar të mërkurën.

Abrashi foli edhe për ratifikimin e demarkacionit. Tha se “po besoj që i kemi votat”.

KALLXO.com shkroi më herët për mbledhjen në selinë e LDK-së.

http://kallxo.com/isa-mustafa-ne-seli-te-partise/