Toyota Yaris hybrid: Vetura evropiane për vitin 2021

Gjenerata e katërt e Toyota-s Yaris e ka fituar çmimin më prestigjioz të industrisë së automobilave në Gjenevë javën e kaluar, duke u kurorëzuar si Makina Evropiane e Vitit 2021, shkruan rrjeti televiziv panevropian, Euronews.

Që nga fillimi i tij në vitet 1960, çmimi tejet i lakmuar COTY ka njohur inovacionin dhe dizajnin e prodhuesve të makinave për gati 60 vjet.

Fitorja e Toyota vjen disa ditë pasi modeli Yaris i ri u emërua makina më e shitur e Evropës për herë të parë.

Kjo është hera e tretë që kompania Toyota e fiton çmimin, me gjeneratën e parë Yaris duke marrë këtë çmim edhe në vitin 2000 e ndjekur nga Prius në vitin 2005.

Çdo gjeneratë e ri e Yaris ka qenë në listën e të përzgjedhurve për këtë çmim.

Toyota Yaris/Toyota

Ndarja e çmimeve është transmetuar online

Për shkak të krizës globale shëndetësore me pandeminë Covid-19, ceremonia e ndarjes së çmimeve për vitin 2021 – e cila zakonisht zhvillohet në Panairin Ndërkombëtar të Motorëve në Gjenevë (GIMS) – u transmetua drejtpërdrejt për herë të parë nga qendra boshe e kongresit të qytetit Palexpo.

“Ishte shumë e rëndësishme të organizohej kjo ngjarje këtu në Gjenevë”, tha Sandro Mesquita, Shef Ekzekutiv i GIMS. “Viti i COVID-it ishte platforma perfekte për të filluar, në një farë mënyre, organizimin e shfaqjes së ardhshme Ndërkombëtare të Motorëve në Gjenevë 2022.

“Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë me brendet për t’i ndihmuar ata ta tejkalojnë këtë krizë. Pra, ne e dimë tashmë që do të duhet ta rishpikim, për të transformuar jo vetëm formatin e shfaqjes motorike por edhe përmbajtjen”.

Ashtu sikurse me evenimentin e këtij viti, edhe në vitin e kaluar 2020 ky eveniment është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por, Mesquita shpreson, prodhuesit e makinave do të tërhiqen përsëri në Zvicër për ngjarjen e ardhshme në vitin 2022.

Toyota Yaris/Toyota

Votimi i këtij viti

Fituesi i sivjetmë shpërblehet në mesin e shtatë finalistëve të përzgjedhur nga një juri prej 59 anëtarësh, të përbërë nga gazetarë sportivë (automobilistikë) nga 22 shtete në të gjithë kontinentin.

Lista e shkurtër e këtij viti u ngushtua nga 30 modele të reja në shitje në Evropë gjatë vitit të kaluar kalendarik.

Duke e mundësuar edhe një test vozitjeje për çdo veturë të përzgjedhur në listë, secili anëtar i jurisë ka 25 pikë për t’ia akorduar secilit të nominuar siç e gjykon të arsyeshme, që do të thotë se ka një total prej 575 pikësh të dhëna nga juria.

Pandemia i bëri të pamundura testet kryesore të ndërmarra çdo vit në Danimarkë dhe Francë, kështu që duhej të bëheshin marrëveshje që juristët të provonin vozitjen e secilës veturë në shtetet e tyre.

“Sigurisht, nuk ishte e lehtë për t’u organizuar, por në fund të fundit, ne ia dolëm. Ne morëm një mbështetje të madhe nga prodhuesit, që çdo anëtar i jurisë të mund ta bënte një test vozitjeje për secilën veturë finaliste”, deklaroi Frank Janssen, presidenti i jurisë së COTY.

“Nga ana tjetër, organizimi i kësaj ngjarje ishte, në radhë të parë, çështje e besimit se mund ta bënim atë. Pra, nëse do të kishim thënë tashmë në vjeshtë të vitit të kaluar, ‘nuk funksionon sepse pandemia nuk do të mbarojë maujin shkurt apo mars,’ atëherë ne nuk do të kishim sukses”.

Toyota Yaris/Toyota

‘Një kompromis shumë i mirë’

Fituesi i këtij viti fitoi 266 pikë, pak më shumë se Fiat 500 i ri i cili mori 240 pikë dhe Cupra Formentor që mori 239.

Kjo e fundit festoi nominimin e saj të parë për Makinën e Vitit, që erdhi vetëm tre vjet pasi u prezantua ky model spanjoll.

Të nominuarit e tjerë për çmimin e vitit përfshinin veturën Citroën C4 (143 pikë), Land Rover Defender (164 pikë), Škoda Octavia (199 pikë) dhe Volksëagen ID.3 (224 pikë).

Katër nga verurat e përzgjedhura të këtij viti ishin ose modele elektrike ose hibride, përfshirë edhe veturën Yaris.

“Mendoj se është një kompromis shumë i mirë kur sheh se Toyota Yaris ka një sistem hibrid. Nëse flasim për transformimin e industrisë së automobilave nga një djegie e brendshme në elektrizim, Toyota Yaris përfshin të dyja”, tha Janssen për modelin fitues të këtij viti.

“Mendoj se është një makinë shumë e mirë për njerëzit që duan vozitje të elektrizuar pa pasur një prizë. Nuk keni nevojë ta lidhni atë dhe mendoj se ky është një kompromis shumë i mirë”.

Një shenjë e kohës, katër finalistët më të mirë për çmimin e vitit 2020 ishin të gjithë ose thjesht modele elektrike ose prodhuesit ofruan versione elektrike.

Vitin e kaluar, Peugeot 208 në mënyrë shumë komode doli fitues me 281 pikë, duke e lënë prapa Model 3të Teslas dhe Porche Taycan, të dy në verzionin elektrik, të cilët morën 242, përkatësisht 222 pikë.

Në vitin 2019, Jaguar I-Pace, automjeti i parë elektrik i prodhuesit britanik, ishte në krye të bordit.

Toyota Yaris/[email protected]/Toyota

Finalistët e Veturës Evropiane për Vitin 2021: 

  • Citroën C4 (143 pikë)

  • Cupra Formentor (239 pikë)

  • Fiat 500 (240 points)

  • Land Rover Defender (164 pikë)

  • Škoda Octavia (199 pikë)

  • WINNER: Toyota Yaris (266 pikë)

  • Volkswagen ID.3 (224 pikë)