Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve

Manchester City është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores me rezultat 2-0, ndaj Paris Saint-Germain, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.

City është kualifikuar në finale me rezultat të përgjithshëm 4-1, nga të dy ndeshjet.

Riyad Mahrez shënoi për 1-0, në minutën e 11’.

Për 2-0, shënoi përsëri Mahrez në minutën e 63’ pas asistimit të Fodenit.

Parisi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 69’ pasi Di Maria u ndëshkua me karton të kuq.

City në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Chelsea – Real Madrid.