Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin

Malisheva e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0, pas fitores në xhiron e kaluar ndaj Llapit.

Skuadra e udhëhequr nga Arsim Thaçi ka vazhduar me formë të mirë duke i ndaluar tri pikë në shtëpi.

Vendasve i ka mjaftuar goli i Donart Vitijës në minutën e 64’ për ta marrë një fitore të madhe.

Pas kësaj fitoreje Malisheva ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë.