Basketboll: Prishtina mposht Ponte Prizrenin në shtëpi

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 66-74, ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke e fituar çerekun e për me rezultat 17-26.

Çereku i dytë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 19-15, për të shkuar në pushim me shifrat 36-41.

10 minutëshi i dytë i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 18-15.

Çereku i katërt ishte vendimtar për Prishtinën të cilin e fituan me rezultat 12-18, për të triumfuar në fund 66-74.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime dhe Xavier Cannefax me 22 pikë e gjashtë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Tevin Mack me 23 pikë e gjashtë kërcime, Seth Ladey me 14 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 15 pikë e nëntë kërcime.

Ponte Prizreni ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Sigal Prishtina gjashtë fitore dhe 13 humbje.