Ilustrim, Ekipi i Njesisë së Mbrojtjes së Afërt

Polici i dyshuar për vrasjen e lopës ruante krerët e shtetit

Polici i Kosovës, i cili dyshohet se qëlloi me armë zyrtare lopën e fqinjit të tij, në karrierën e tij ishte angazhuar në sigurinë e liderëve shtetërorë.

KALLXO.com mëson se ai ishte larguar nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt e Policisë së Kosovës para disa muajsh, pasi kishte marrë gradën e rreshterit.

Sot gjatë ditës KALLXO.com raportoi se një polic ka shtënë në lopën e fqinjit të tij në Istog.

Polici lopën e kishte vrarë me armën zyrtare.

Sipas burimeve të KALLXO.com nga IPK, polici ka thënë se lopën e ka qëlluar gabimisht, sepse në cak ka qenë një grup qensh që po i rrezikonin fëmijët.

https://kallxo.com/polici-qellon-lopen-me-arme-zyrtare-foto/

Ndërsa, pronari i lopës, I. Maloku, ka thënë për KALLXO.com se ndonëse nuk është në Kosovë është informuar për vrasjen e lopës së tij, e cila, sipas tij, ka qenë e urtë.

https://kallxo.com/qytetari-lopa-qe-mu-vra-nga-polici-ishte-e-urte/

www.kallxo.com