Ilustrim, Ekipi i Njesisë së Mbrojtjes së Afërt
Sonte në ‘Drejtësia në Kosovë’: Tregimi për Mbrojtjen e Afërt të Policisë
Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ në RTK në orën 22:20 do të transmetohet emisioni ekskluziv për Njësitin e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.
Si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 10 vite me parë?
Si mbrohen sekretet dhe si mbrohen personalitetet e larta nga njësia e mbrojtjes së afërt?
Cilat janë kujtimet dhe përvojat e këtij njësiti gjatë punës së tyre?
Cili ishte sulmi më i rrezikshëm ndaj policisë së Kosovës?
Ndiqni deklaratat e këtyre zyrtarëve për punën e tyre e gjithashtu ndiqni edhe deklaratat e zyrtarëve të shtetit për këta policë.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.