Peizazh me borë - foto: Rtv21

Ja Çfarë Moti do të Mbajë në 5 Ditët e Ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit  me presion të lartë atmosferik.

Sipas parashikimeve të Institutit, në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës.

Më tutje parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes  dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s. /21Media