Foto: Kallxo.com

Haradinaj përkujton Nënën Terezë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprat e Shenjtores Nënë Tereza në 214 vjetorin e vdekjes së saj.

Sipas Haradinajt, figura e Nënës Terezë qëndron e lartësuar.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Në 21-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot Shenjtoren Nënë Tereza, bijën tonë humaniste të përmasave globale. Figura e Shën Terezës për nga fuqia rrezatuese në historinë dhe realitetin shqiptar qëndron e lartësuar. Mrekullitë e saj të dëshmuara janë frymëzim për mbarë njerëzimin dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme. Të bekuar që e kemi Shenjtoren tonë!