Protesta - Foto: Atdhe Mulla

FOTO: Nxënësit Kërkojnë Lirimin e Mësimdhënësve të Tyre Gulenistë

Rreth 100 studentë të kolegjit “Mehmet Akif” kanë protestuar sot në Prishtinë kundër arrestimit të mësimdhënësve të kolegjit të tyre nga autoritetet e Kosovës, nën dyshimin se i përkasin lëvizjes së imamit turk, Fetullah Gulen, i cili në Turqi konsiderohet si terrorist.

Nxënësit mbanin në duar pankarta përmes të cilave kërkonin lirimin e mësimdhënësve të tyre.

KALLXO.com raportoi sot për arrestimin dhe më pas deportimin e 6 shtetasve turq, të kërkuar nga autoritetet e Ankarasë.

Fotografi i KALLXO.com, Atdhe Mulla, ka bërë këto fotografi nga protesta që u zhvillua në sheshin kryesor të Prishtinës.