COVID-19

Një i vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i vdekjes me COVID-19.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç),” thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 107,003 raste nga 575,614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100,233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4,543.