Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, tre mjekë dhe tre infermierë të infektuar me COVID-19

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt aktualisht janë tre mjekë dhe tre infermierë të infektuar me coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i spitalit, Jeton Zeqiri.

Tutje ai tregoi se 64 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në këtë spital.

“64 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt rreth 57 prej tyre janë me oksigjeno- terapi, tre janë me maskë CPAP”, tregoi Zeqiri.

Në nivel vendi sot janë shënuar 645 raste të reja me coronavirus, përderisa në komunën  e Ferizajt janë shënuar 24 raste të reja me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tutje ka treguar se brenda 24 orëve kanë vdekur 12 persona si pasoje e infeksionit me SARS-CoV-2, ndërsa brenda 23 ditëve të këtij muaji janë shënuar 245 vdekje nga COVID-19.

KALLXO.com ditë ma parë pati raportuar se 20% e mantelbardhëve në nivel vendi janë prekur nga coronavirusi.

Alarmi i COVID, afër 20% e mjekëve të Kosovës të infektuar