Kosovë, për 23 ditë COVID-19 mori jetën e 245 personave

Nga muaji mars i këtij viti e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 926 vdekje si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Numër i lartë i vdekjeve është shënuar gjatë 23 ditëve të këtij muaji, 245 qytetarë kanë vdekur nga infeksionit me COVID-19 brenda këtyre ditëve.

Më 21 nëntor brenda 24 orëve u shënuan 19 vdekje kështu duke u shënuar edhe dita me më së shumti vdekje në muajin nëntor.

Më 16 nëntor në qytetin e Prishtinës u shënua vdekja e një 38 vjeçari i cili nuk arriti të tejkalojë infeksionin e coronavirusit. Një ditë më pas edhe një 41 vjeçar nga qyteti i Podujevës ka vdekur pasi ishte infektuar me COVID-19.

Moshat mbi 50 vjeç kanë shënuar më së shumti vdekje nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetesisë Publike sot ka njoftuar se për 24 orë në Kosovë janë shënuar 12 vdekje si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë shënuar 645 raste të reja me SARS-CoV-2.

Dalin rezultatet nga testimet e fundit për COVID-19