Opozita proteston, autobusët nisen drejt Tiranës

Partia Demokratike do të mbajë sot një protestë e cila do të nisë në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t`u drejtuar më pas drejt kryeministrisë.

Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas publikimit të një audio përgjimi, ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit./oranews