Foto: Gettyimage

Vdes aktorja që luante zërin e Minnie Mouse

Zëri i Minnie Mouse Disney për më shumë se 30 vjet, Russi Taylor, ka vdekur në moshën 75 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania “Walt Disney”, e cila tha se aktorja kishte vdekur në Glendale të Kalifornisë të premten, raporton BBC.

Që nga viti 1986, Taylor ishte zëri i shumë serive televizive të animuar dhe filmave duke luajtur edhe si partnerja e Mickey Mouse, Minnie.

Duke pasqyruar karakterin që luajti, Taylor u martua me Wayne Allwine, zërin e Mickey, i cili vdiq në vitin 2009.

Taylor, e lindur në Cambridge, Massachusetts, më 4 maj 1944 u zgjodh mes 200 kandidatësh si më e mira, për të luajtur rolin e Minnie.