Torino e mposht Lazion dhe ia rrëmben vendin e shtatë (VIDEO)

Torino ka shënuar një fitore të rëndësishme duke e mposhtur Lazion me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së fundit në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Katër gola për këtë ndeshje ishin rezervuar për 45 minutëshin e dytë.

Falque e kaloi Torinon në epërsi në minutën e 51‘.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Lukic në minutën e 53‘.

Ciro Imbolie e ngushtoi epërsinë në minutën e 66‘ për rezultatin 2-1.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi italian De Silvestri në minutën e 80‘.

Torino falë kësaj fitoreje e mbyll sezonin në vendin e shtatë me 63 pikë.

Kurse Lazio pas kësaj humbje e mbyll sezonin në vendin e tetë me 59 pikë.

Kujtojmë që Lazio është fituse e Kupës së Italisë, dhe automatikisht e ka siguruar pjesmarrjen në Europa League.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.