Simeone: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Juventusit

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka folur para medieve për ndeshjen e nesërme mes klubit të tij dhe Juventusit.

Simeone ka thënë se nesër do të luhet një ndeshje e fortë, dhe se ata duhet të përfitojnë nga ato hapësira që i kanë në lojë.

“Nesër do të luhet një ndeshje ndërmjet dy ekipeve të forta. Ne duhet të përfitojmë nga çdo hapësirë që na jepet në lojë, pasi e dimë se do të na ofrohen më pak hapësira sesa në ndeshjen e parë”, ka thënë trajneri i Atleticos.

Ai po ashtu ka thënë se duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Juventusit, pasi janë të fortë edhe në  fazën e sulmit dhe të mbrojtjes.

“Juventusi është një skuadër shumë e fortë, me lojtarë me shumë eksperiencë që janë të mirë jo vetëm në sulm, por edhe në mbrojtje. Do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka cekur ai.

Juventus- Atletico Madrid do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 21:00, në stadiumin “Alianz Stadium’ në Torino të Italisë, e vlefshme për fazën e kualifikimeve të 1/8 se finales.

Ndeshja e parë ndërmjet Atleticos dhe Juventusit ka përfunduar me fitoren e spanjollëve me rezultatin 2-0.