Simeone: Juventus e meritoi kualifikimin

Juventus mbrëmë e mposhti Aletico Madridin me rezultat 3-0, në ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë kishte përfunduar me fitoren 2-0 për Atleticon dhe një rikthim i mundshëm i italianëve shihej si i vështirë, por ‘Zonja e Vjetër’ i arriti këtij qëllimi në krye me Ronaldon i cili shënoi Hat-Trick.

Trajneri i Atleticos, Diego Pablo Simeone, ka thënë pas ndeshjes se Juventus ishin më të  fortë dhe e merituan kualifikimin.

“Juventus ishte thjeshtë më i fortë, e meritoi kualifikimin”, ka thënë Simeone pas ndeshjes.