Llapit i shuhet në Podujevë ëndrra për titull, Feronikeli afër të shpallet kampion (Foto)

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të parët që kaluan ne epërsi ishin mysafirët me Arbër Prekazin në minutën e 18’.

Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 21’ me Alidemën.

Feronikeli në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola për rezultatin 3-1, me Mendurim Hotin në minutën e 55’ dhe Kastriot Rexhën në minutën e 62’.

Pas kësaj fitoreje Nikli pozicionohet në vendin e parë me 77 pikë dhe është shumë afër ta fitojë titullin e kampionit.