FC Shkëndija transferon sulmuesin e njohur shqiptar

FC Shkëndija nga Tetova, ka transferuar edhe zyrtarisht sulmuesin shqiptar Agim Ibrahimin.

Ibrahmi ka nënshkruar një konratë për tre vite  me “Kuqezinjtë” e Tetovës.

Agim Ibrahimi karrierën profesioniste e kishte nisur në skuadrën e Shkëndijës në moshën 17 vjeçare pastaj për tu transferuar në Zalzburg të Austrisë.

Ibraimi në karrierën e tij është paraqitur edhe me Olimpijan në Slloveni dhe Eskişehirsporin e Turqisë para se të kthehej në futbollin slloven ku do të linte gjurmë të mëdha.