Foto: BBC/Getty Images

Cila është fjala e vitit 2018?

Çfarë mendoni kur e dëgjoni fjalën “njëpërdorimshme”? Shishet e plastikës, çantat? Mjedisi?

Leksikografët e ‘Collins Dictionary’ e kanë quajtur atë si fjalën e vitit, pas një rritjeje për katër herë të përdorimit të saj gjatë pesë viteve, raporton BBC.

Ata thonë që storiet e lajmeve dhe Blue Planet II i BBC kanë rritur ndërgjegjësimin për çështjen e plastikëve njëpërdorimshme.

“Gaslight” (manipulimi i të tjerëve) dhe “Gammon” (një fyerje për të përshkruar të bardhët e moshës së mesme, përkrahësit e Brexit) ishin po ashtu ndër fjalët e përzgjedhura.