Foto: Arsenal/ Facebook

Arsenal tregohet i ‘pamëshirshëm’ ndaj Tottenhamit (Foto)

Arsenali e ka fituar derbin e Londrës Veriore, ndaj Tottenhamit me përmbysje, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 14-të, në Premierligë.

Arsenali e nisi mirë lojën dhe në minutën e ’10 kaloi në epërsi me sulmuesin Aubameyang.

Mysafirët u treguan të shpejtë, ku për katër minuta e përmbysën rezultatin me Erik Dier në minutën ’30 dhe Harry Kane në minutën ’34.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve prej 1-2.

Me të filluar pjesa e dytë trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i bëri dy zëvendësime të cilat dolën të jenë të sakta, Lacazzette hyri në vend të Iwobit, dhe Ramsey në vend të armenit Mkhitaryan.

‘Topçinjtë’ e barazuan rezultatin në minutën e 56’ me një super gol të Aubameyangit, i cili ishte edhe goli i tij i dytë personal në këtë ndeshje.

Për epërsinë e vendasve u përkujdes francezi Lacazette në minutën ’74, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Për rezultatin përfundimtar prej 4-2 u përkujdes Lucas Torreira në minutën ’77.

Arsenali pas kësaj fitoreje rikthehet në pozitën e katërt me 30 pikë, po aq pikë ka edhe Tottenhami i cili është në pozitën e pestë.