Foto: Reuters

Arabia Saudite burgos aktivistet e të drejtave të grave

Një numër i aktivisteve për të drejtat e grave janë duke u burgosur në Arabinë Saudite.

Njëra prej tyre është edhe Loujain al-Hathloul, figurë që njihet për fushatën që ka bërë që gratë të përfitojnë të drejtën e vozitjes. Ajo u arrestua muajin e kaluar.

Akuzat me të cilat ato përballen thuhet se përfshijnë mbështetjen e “elementeve armiqësore” dhe mund të përballen me dënime të rënda burgimi, raporton BBC.

Kërkesat për lirimin e grave kanë ardhur nga e gjithë bota.

Javën e kaluar më shumë se 30 vende në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së kritikuan Arabinë Saudite për ndalimin e grave.

Shqyrtimi i të drejtave të njeriut në mbretëri është intensifikuar që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll tetorin e kaluar.