Allan: Do t’ia dhurojmë fansave fitoren ndaj Juventusit

Mesfushori brazilian i Napolit, i ka premtuar fansave të Napolit, se do ta fitojnë ndeshjen ndaj Juventusit.

Napoli – Juventus, luhet të dielën prej orës 20:30, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

Aktualisht Juventusi është në pozitën e parë me 69 pikë, 13 më shumë se Napoli. Fitorja e Napolit do ta ngushtonte epërsinë në 10 pikë, kurse humbje do ta qonte atë në 16 pikë.

Allan ka thënë se kanë bërë një ndeshje të mirë në xhiron e kaluar ndaj Parmas, dhe janë duke punuar që të jenë gati për të dielën.

“Ne e dimë se kjo është një ndeshje speciale, më shumë për fansat se sa për neve. Ne do të tentojnë që t’i bëjmë të lumtur fansat”, ka thënë Allan për “Radio Kiss Kiss”.