Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Vushtrri, pesë persona kapen në lojëra të fatit

Policia e Kosovës ka hasur dje në pesë persona duke luajtur lojëra të fatit në Vushtrri.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar tre televizorë, tri shtëpiza kompjuteri, tre monitorë dhe një skaner.

Siç bëhet e ditur, inspektorët komunalë kanë mbyllur lokalin.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në prill të vitit të kaluar, qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishte dërguar në kuvendin Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Nga ajo kohë,  lojërat e fatit në Kosovë ishin bërë ilegale dhe Policia e Kosovës kishte kryer arrestime të shumta për personat që kishin organizuar lojëra të fatit.

Para pak javësh, një aksion i Policisë i zhvilluar në fshatin kufitar të Kamenicës, Karaçevë asgjësoi disa objekte, në të cilën dyshohej se bëhej organizimi i lojërave të fatit.