Prokuroria Themelore në Pejë

Pejë, kërkohet paraburgim për policët e arrestuar për keqtrajtim të një të mituri

Prokuroria në Pejë ka kërkuar paraburgim ndaj dy zyrtarëve policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën e Pejës ndërsa është marrë edhe aktvendim për hetime në drejtim të disa veprave penale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Arrestimi i dy pjesëtarëve të Policisë është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

​Arrestohen dy policë të dyshuar për keqtrajtimin e një të mituri