Pejë: Aktakuzë për mosrespektim të rregullave të pandemisë

Prokuroria e Pejës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër një personi për mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Aktakuzë për mos respektim të ligjit për pandeminë është ngritur edhe dje nga Prokuroria e Gjilanit.

Gjilan aktakuzë për mos respektim të ligjit për pandeminë

 

Kjo është aktakuza e dytë gjatë kësaj jave për shkelje të rregullave shëndetësore kundër pandemisë.

Përpos aktakuzës për shkelje të ligjit për pandeminë prokuroria e Pejës ka ngritur edhe gjashtë aktakuza të tjera.

Njëra nga to ka të bëjë me falsifikim të rezultateve të votimit dhe në lidhje me të po akuzohet një person ndërsa  dy aktakuza janë ngritur për armëmbajtje pa leje një për uzurpim, një për kanosje dhe një për dëmtim të instalimeve publike.