Prokuroria Themelore në Gjilan, Foto: KALLXO.com

Gjilan aktakuzë për mos respektim të ligjit për pandeminë

Prokuroria në Gjilan ka ngritur një aktakuzë kundër një personi pasi i njëjti nuk e ka respektuar ligjin për pandeminë.

Përpos kësaj aktakuze prokuroria në Gjilan gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur 20 aktakuza për vjedhje të shërbimeve dhe 10 të tjera për vepra të ndryshme penale.

Dy aktakuza janë ngritur për lëndim të lehtë trupor ndërsa të tjerët janë ngritur për vjedhje, sulm, bixhoz të paligjshëm, mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj.

Gjatë 24 orëshit të fundit me vendim të prokurorit kujdestar në Gjilan një person është dërguar në mbajtje pasi i njëjti dyshohet për bixhoz të paligjshëm.