Foto: Ilustrim

Istog, zhduket një vajzë

Një qytetare është ankuar në Polici për zhdukjen e së bijës.

Qytetarja është nga fshati Veriç i komunës së Istogut.

Sipas ankueses, vajza ka dalë më të premten rreth orës 13:00 nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, po hetohet nga njësitë  relevante të Policisë.