Zyrtaret e PSD-së ia ndërprejnë fjalimin kryeministrit Hoti, i kërkojnë të flasë për të drejtat e grave

Teutë Rrusta dhe Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate ia ndërprenë sot fjalimin Kryeministrit Hoti.

Ai ishte i ftuar në një diskutim nga Instituti Demokratik i Kosovës me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias, lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Me të filluar fjalimi aty kanë filluar të fishkëllejnë duke i thënë Hotit se ska folur asnjë fjalë.

Gjatë fjalimit të Hotit, Teuta Rrusta tha se nuk do ta lejojnë të flas meqë “ai nuk foli asnjë fjalë për të drejtat e grave”

“Përderisa tërë ditën na folni për pandeminë, ju nuk e keni folë asnjë fjalë për të drejtat e grave, për këtë arsye kemi vendos me ja ndërpreh fjalën”, tha Rrusta.

Ndërsa kryeministri Hoti i ka thënë se ai nuk mund të reagojë për secilën gjë në Facebook por ka thënë që i ka marrë veprimet e nevojshme për dhunën ndaj grave.

“Nuk e keni gjetë as vendin as përsonin e duhur me e bo këtë veprim”, tha Hoti.