ILUSTRIM

Zjarr në një fabrikë në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë

Mëngjesin e sotëm është raportuar një zjarr në një fabrikë në Vushtrri.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar dy persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zjarri është fikur nga zjarrfikësit kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 kurse lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti.

Ende nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar kurse më rastin po merren forcat e rendit.