Zëvendëspresidentja e MCC-së sheh nga afër investimet në monitorimin e cilësisë së ajrit

Zëvendësministrja e Fondacionit të Mijëvjeçarit (MCC), Alicia Mandaville, vizitoi Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ku pa nga afër investimin e MCC-së në stacionet për matjen e cilësisë së ajrit.

Linda Qavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor tha se ky projekt ka qenë një nga mbështetjet më të mëdha për këtë institut.

“Ky ka qenë një nga mbështetjet më të mëdha që kemi pasur. Me anë të tij kemi një bazë të monitorimit të cilësisë së ajrit. Ka shumë për tu bërë në këtë fushë”, ka thënë Qavdarbasha.

Zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Mandaville, tha se sot po e sheh nga afër investimin që bëri MCC-ja në monitorim dhe përmirësim të cilësisë së ajrit.

“E pash si i mblidhni të dhënat, dhe efekti që ka në jetët e qytetarëve. Ishte një nga projektet e para me institutin. Stafi këtu punon më kushte të vështira dhe krijuan një aplikacion për të parë të dhënat e ajrit përmes këtij instituti”, ka thënë ajo.

Projekti i MCC-së për investimin e vënies së stacioneve të reja ka nisur në vitin 2017.

Përfaqësues të Institutit e Ministrisë së Mjedisit panë nga afër të gjitha objektet dhe infrastrukturën në të cilën është investuar me ndihmën e MCC-së.

Zyrtarë brenda Institutit Hidrometeorologjik ku merren me përpunimin e të dhënave për ajrin thanë se janë 13 stacione, 7 prej tyre të reja me anë të investimit të MCC.

Ata thanë se kanë marrë mbështetje edhe për pajisje meteorologjike e për bartje të dhënave.

Zyrtarja e MCC-së pa nga afër edhe pajiset prej të cilave maten grimcat e PM 2.5, si dhe portalin në të cilin mund të gjesh të dhënat për qytetet e Kosovës, krahasimin me vitet e kaluara, raportin mujor e vjetor të cilësisë dhe si parashikimin e cilësisë së ajrit deri në 3 ditë të ardhshme.