Foto: Facebook.com/VlodymyrZelenskyy

Zelensky: Negociatat me Rusinë nuk mund të fillojnë para se të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në një konferencë për shtyp në Kiev, ku ka thënë se çdo negociatë me Rusinë nuk mund të fillojë përpara se të arrihet një armëpushim midis forcave të Kievit dhe Moskës, raporton BBC.

“Diplomatët tanë janë duke punuar dhe ata kanë biseduar për disa pika të një agjende të mundshme mes nesh dhe Federatës Ruse. Unë dua që kjo të materializohet dhe procesi i përfundimit të luftës, procesi i paqes 100% duhet të fillojë me armëpushim”, ka thënë Zelensky.

Por udhëheqësi ukrainas ka thënë se është i hapur për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin dhe shton se ka diskutuar mundësinë e negociatave që do të zhvillohen në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.

Duke iu referuar komenteve të Putinit se është bërë njëfarë progresi pozitiv nga negociatorët rusë dhe ukrainas, Zelensky ka thënë se është “i lumtur që shikon sinjalet nga Federata Ruse. Për 12 vitet e fundit, nuk kam dëgjuar kurrë fjalë për mundësinë e një dialogu”, ka thënë ai.

Përgatiti: Arjana Berisha