Vushtrri, u testuan 4 raste për COVID-19, të gjitha negative

Kryetari i Komunës se Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se nga 4 testimet e bëra në këtë komunë për COVID-19 të gjitha kanë rezultuar negative.

Tahiri ka njoftuar se është përmbyllur cikli i të infektuarve në fshatin Studime e Epërme sepse të gjitha rastet e kontaktit janë testuar.

Meqë nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave për COVID-19, Tahiri ka porositur qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për t’u mbrojtur.

Ky është postimi i Tahirit në facebook:

“Lajm i mirë për Vushtrrinë

Asnjë rast pozitiv me Covid 19 sot në qytetin tonë, kishim 4 testime. Pra është përmbyllur cikli i infektimeve të rasteve të shfaqura në Studime të Epërme. Të gjitha kontaktet e tyre tashmë janë testuar.

Nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave. Ju ftoj qytetarë të dashur që me disciplinë e kujdes maksimal të mbrohemi nga ky armik i padukshëm”.