Vushtrri, aksident mes një traktori dhe dy veturave, 5 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në mes të dy veturave dhe të një traktori në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinës, në fshatin Pestovë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit nga ky aksident kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur  në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një traktor, si pasojë e aksidentit  lëndime kanë pësuar pesë persona  të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e  Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.