Vuçiq reagon pas vrasjes së policit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit të vrarë Nikolla Krsmanoviq, njofton Presidenca e Serbisë

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë” – ka shkruar ai.

Ndër të tjerash, Vuçiq ka thënë humbka e tij është e pariparueshme për mbarë Serbinë.

“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij”- shtoi ai.

Tutje, shkruan se Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës.

Në mëngjesin e 18.07.2024, zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një polic është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e cila pretendohet se është e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.