Vuçiq: Ne tre vendet, do të nënshkruajmë memorandum për lejet e punës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në kuadër të samitit për “Ballkani i Hapur” tha se në fund të dhjetorit pritet që këto tre vende të nënshkruajnë një memorandum për lejet e punës për punëtorët e tre shteteve.

“Pas krishtlindjeve katolike, në fund të dhjetorit, do të kemi samitin e radhës në Tiranë. Do të nënshkruajmë një memorandum për lejet e punës e që duhet të jetë një marrëveshje e vërtetë. Që njerëzit të mbetën në rajon, ne duhet t’u krijojmë kushte që të punojnë këtu”, tha ai.

Vuçiq tha se gjatë javës në vazhdim do të ketë takime në mes doganave të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe Veriut për të diskutuar në lidhje me kontrollet kufitare.

“Nuk kanë nevojë që njerëzit të kenë 10 ndalesa duhet të lidhemi në mënyrë digjitale. Do të takohen përfaqësues së doganave gjatë 7 ditëve në vijim që do të diskutojnë mbi një milionë gjëra”, tha ai.

Vuçiq, Rama dhe Dimitrov, do takohen me biznesmenë në Serbi