Vuçiq, Rama dhe Dimitrov, do takohen me biznesmenë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në mëngjes në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët do të ketë disa takime në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Vuçiq, Rama dhe Dimitrov, në kuadër të nismës për bashkëpunim të quajtur “Ballkani i Hapur”, fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë njoftuar nga zyra për media e presidentit të Serbisë, transmetojnë mediat në Serbi.

Pas takimeve treshja, siç njoftohet, do t’u drejtohen mediave.

Iniciativa e Ballkanit të Hapur, nga nismëtarët e saj, po konsiderohet një zonë ekonomike e krijuar nga tre vende të rajonit – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – dhe synon të rrisë tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet mes vendeve.