Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një burrë ka raportuar më datë 26.06.2024 në ora 19:08 se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”- thuhet në njoftim.