Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18.06.2024, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të disa personave.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, 5 gëzhoja dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa Policia ka iniciuar rast “vrasje në tentativë”.