Qasem Soleimani - Foto: REL/AP

Vrasja e Gjeneralit Soleiman, rrit tensionet ShBA - Iran

 

Përmes një sulmi me një dron, Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë Qassem Soleimanin, gjeneralin udhëheqës të gardës revolucionare Quds të Shtetit Islamik, në mëngjesin e hershëm të ditës së premte me urdhërin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjenerali 62-vjeçar Soleimani ka qenë udhëheqës i operacioneve ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme si kreu i forcës elitare ‘Quds Force’ të Iranit.

Ky sulm ka shkaktuar paralajmërime për një “përshkallëzim të rrezikshëm” në rajonin e lindjes së mesme ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Gjenerali Soleimani ishte duke udhëtuar me një veturë  në drejtim të aeroportit të Bagdadit, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.

Vrasja e Gjeneral Qassem Soleimanit, kreut të forcave elite ‘Quds’ të Iranit në Lindjen e Mesme, mund të shpie në një konflikt shumë më të madh midis ShBA-së dhe Iranit.

Deklara e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thotë se e ka vrarë Soleimanin sepse ai “po zhvillonte në mënyrë aktive plane për të sulmuar diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak dhe në të gjithë rajonin”.

Gjithashtu, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e ka akuzuar Soleimanin se ishte pikërisht ai që qëndronte prapa sulmeve në ambasadën e SHBA-së në Bagdad në fillim të kësaj jave.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se edhe lideri i milicisë iraniane, Abu Mahdi al-Muhandis është në mesin e të vrarëve gjithashtu.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei është zotuar se “kriminelët i pret një hakmarrje e rëndë”. Ai po ashtu shpalli tre ditë zije kombëtare.

Pas Liderit Suprem Ajtallah Khomeinit, gjenerali, tashmë i vrarë, Soleimani, është konsideruar si njëriu i dytë më i fuqishëm në Iran. Forcat nën komandën e tij, një njësi elitare e Gardës Revolucionare të Iranit, kanë raportuar drejtpërdrejt te lideri suprem Ajatollahu.

SHBA e mban përgjegjës Soleimanin dhe forcat e tij ‘Quds’ për vdekjen e qindra qytetarëve amerikanë.

Pak minuta para sulmit ndaj Gjeneral Soleimanit, Presidenti amerikan Trump ishte me pushime në resortin e tij në Palm Beach, Florida, dhe reagimi i tij fillimisht është bërë përmes llogarisë së tij në twitter duke e postuar flamurin amerikan pa asnjë komentim tjetër. Ndërkohë, diç më vonë, Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë duke thënë se sulmi ishte një “veprim mbrojtës vendimtar” i kryer “nën urdhërat e presidentit”.

Përmes një deklarate të bërë ditën e premte, Presidenti iranian Hassan Rouhani ka bërë të ditur se “Martirizimi i Soleimanit do ta bëjë Iranin më vendimtar për t’i rezistuar ekspansionizmit në Amerikë dhe për të mbrojtur vlerat tona islamike. Pa dyshim, Irani dhe vendet e tjera që kërkojnë liri në rajon do të marrin hakmarrjen e tij”.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka cilësuar sulmin “akt ndërkombëtar të terrorizmit” në një postim në Twitter, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë përgjegjësi për të gjitha pasoja e avanturizmit të tyre mashtrues”.  

Një deklaratë e Pentagonit thoshte se: “Nën drejtimin e presidentit, ushtria amerikane ka ndërmarrë një veprim vendimtar mbrojtës për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit duke vrarë Qasem Soleimanin”.

Kjo deklaratë tujte thotë se sulmi kishte për qëllim pengimin e planeve të ardhshme të sulmit iranian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe interesat tona kudo që janë në të gjithë botën”.

Sekretari i shtetit i SHBA-së Mike Pompeo postoi një video për të cilën ai tregoi se irakianët po festojnë nëpër rrugët e Bagdadit “falënderues që gjeneral Soleimani nuk jeton më”.

Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një befasi edhe për Kongresin Amerikan. Kandidati për president presidencial Joe Biden ka deklaruar se Trump “ka hedhur benzinë në zjarr”, ndërsa kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi paralajmëroi për “veprimet provokuese dhe joproporcionale” që mund të shkaktojnë një “përshkallëzim të rrezikshëm“.

Gjeneral Soleimani konsiderohej si një arkitekt kryesor i luftës së Presidentit Bashar al-Asad në Siri, si dhe në konfliktin që po vazhdon tash e shumë vite në Irak.  

Sulmi përmes dronit të armatosur vjen tre ditë pasi protestuesit sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përplasur me forcat amerikane. Pentagoni ka deklaruar se Gjeneral Soleimani ishte ai që kishte aprovouar sulmet ndaj ambasadës.

Vdekja e tij shënon një pikë kthese vendimtare në atë që tashmë shihet si një krizë e madhe midis Iranit dhe SHBA-së dhe aleatëve të saj.  

.