Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO/ Shpëtohen dy familje kosovare, kishin ngelur në afërsi të Karaburunit

Dy familje nga Kosova që kishin ngelur në mes të detit, janë nxjerrë në breg nga Policia Kufitare e Vlorës.

Familjet nga Kosova ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, në momentin që mjeti i tyre pësoi defekt.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës i fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë apo nevoje./euronews.al.